Yusra Mardini. Refugjatja qe notoi 3 ore per te mos u mbytur

Ne diten e 3-te te Olimpiades nje vemendje te madhe mori dhe notarja siriane, Yusra Mardini, e cila garonte ne stilin 100 metra flutur nen flamurin olimpik me skuadren e refugjateve. Mardini, pavaresisht veshtiresive ja doli te ishte pjese e Lojerave Olimpike duke qene shembelltyra e motos olimpike te De Coubertin “E rendesishme eshte te marresh pjese”. 18-vjecarja siriane arriti te fitoje baterine e saj duke vendosur kohen e 1 minute 9 sekonda e 21 te qindtat duke arritur keshtu nje sukses te vogel dhe pse nuk arriti te kualifikohet ne gjysmefinalet e kesaj disipline.

Yusra, ashtu si refugjatet e luftes ne Siri, pati nje histori jo pak te dhimbshme per te konkuruar ne keto lojera, teksa ajo ishte nje nder ato mijera refugjate qe kaluan nga Turqia ne Greqi permes detit, duke notuar per 3 ore per te mos lejuar qe varka ku gjendeshin dhe 20 persona te tjere te mbytej. Pak kohe me pare ajo mberriti deri ne Berlin ku filloi dhe stervitjen e saj per te qene pjese e Olimpiades. Me garen e 100 metra flutur olimpiada e saj megjithate nuk ka perfunduar, pasi Yusra do te konkuroje dhe ne kualifikueset e 100 metra stil i lire.