ZanaTeam, biznesi i maturantëve të Don Bosco

 

Rreth 100 petagogë, mësues, prindër dhe studentë kurorëzuan në një takim produktin e shoqërisë së ngritur nga Maturantet e shkollës “Don Bosko”.

Ata promovuan librin “ShqipëRinia”- një libër, që sipas tyre sjell të gjithë Shqipërinë në duart tona.

Por si erdhi ky libër; cili ishte qëllimi; si u punua për të arritur në këtë finale?

Në kurrikulën e klasës së 12 zhvillohet lënda “Shoqëritë e nxënësve – Bëhu Sipërmarrës”. Kjo lëndë zhvillohet nga Organizata Ndërkombëtare “Junior Achievement” dhe konsiston në krijimin dhe menaxhimin e një biznesi nga vetë nxënësit. Në fund të vitit shkollor, nxënësit paraqesin një produkt/shërbim të ideuar dhe punuar nga vetë ne.

Edlira Mali, mentore e grupit të maturantëve, tha se të kjo është një mundësi e mirë për të rinjtë, për t’u njohur në një tjetër format. “Juve u është dhënë mundësia të krijoni, të bëni biznes e të punoni me njëri-tjetrin për për t’u njohur më mirë”. Sipas saj, vendosja e të rinjve në kushtet e zhvillimit të projekteve të përbashkëta, u rrit mundësinë për të marrë vendime për të ardhmen.

Klasa 12 gjimnaz e shkollës Don Bosko mendoi krijimin e biznesit ‘Zanateam’. Biznesi është krijuar me qëllim shkrimin dhe botimin e një libri. Ky libër do të ishte një vlerë e rëndësishme kulturore për vendin tonë pasi jo vetëm është një “reklamë” e Shqipërisë për turistët, por gjithashtu ju vjen në ndihmë edhe banorëve të saj “për ta patur të gjithë vendin e tyre në një libër”. Për të folur për Shqipërinë, do duheshin tepër faqe dhe shumë kohë, kështu që ne vendosëm të trajtojmë të veçantat e Shqipërisë, ato që do të tërheqë një turist dhe ato që i duhet gjithësecilit nga ne të dijë mbi vendin e tij.

Libri ka në përmbajtje:

  1. Vendodhja gjeografike e Shqipërisë (natyra shqiptare, klima, bota e gjallë, relievi etj.);
  2. Historik i shkurtër mbi paraardhësit tanë (pellazgët, ilirët, ndryshimet territorial-administrative-politike ndër vite);
  3. Letërsia shqiptare (infomacion i përgjithshëm dhe prezantimi i disa figurave të njohura);
  4. Arti shqiptar (teatri, skulptura, piktura, muzika etj.);
  5. Figura udhëheqëse shqiptare të rëndësishëm për vendin tonë
  6. Sporti në Shqipëri
  7. Gatimet tradicionale shqiptare (sipas rajoneve);
  8. Zakonet, virtytet shqiptare (dasma, fejesa, ditelindje, festa, besimet);
  9. Disa legjenda (gojëdhëna) të shkurtra (të marra nga intervista me njerëz të thjeshtë)
  10. Diaspora Shqiptare (të famshëm ose jo);
  11. Vendet turistike të Shqipërisë (një klasifikim i 10 vendeve më të bukura);
  12. Krijime letrare nga të rinjtë.