Zbardhen pagat. Ja kush jane futbollistet gjermane me te paguar

Lidhur me artikullin:

Rinovimi i kontrates se gjermanit Toni Kroos deri ne vitin 2022 te Real Madrid eshte lajmi i javes ne Gjermani. Kjo, jo per ngjarjen, sa per termat financiare te percaktuara. Kampioni i botes do te paguhet 20 milione euro ne sezon (me taksa), nje shifer e jashtezakonshme! Gjithsej, ne gjashte sezonet e tij si madrilen, ish-ylli i Bayern Munchen-it do te perfitoje 120 milione euro. Keshtu, per te kuptuar se sa vleresohen futbollistet gjermane nga klubet ku luajne, gazeta “Bild” ka bere nje renditje te pagave te tyre vjetore. Natyrisht, i pari ne liste eshte Kroos dhe madje te tjeret as qe i afrohen atij.

Ne vendin e dyte renditen dy lojtare te Bayern, me page te njejte, 15 milione euro. Ata jane Thomas Muller dhe Manuel Neuer. E pritshme: pagat me te larta ne Gjermani lokalizohen ne Mynih, por dy vendet me poshte i perkasin Manchester-it, aty ku luajne Bastian Schweinsteiger dhe Ilkay Gundogan. I pari paguhet 14 milione euro ne vit te Man. United, i dyti 13 milione euro ne vit te Man. City. Rikthehemi ne Mynih: ne vendin e peste renditen mbrojtesit Jerome Boateng dhe Mats Hummels (secili me page 12 milione euro/vit), ndjekur nga Philipp Lahm me 1 milione euro me pak. Vendin e nente e ze Mesut Ozil tek Arsenali (10.4 milione euro/vit), teksa 10-shen e pare e mbyll Mario Götze te Borussia Dortmund (9 milione euro/vit).

Ja lista:

1. Toni Kroos (Real Madrid) – 20 milione euro

2. Thomas Muller (Bayern Munchen) – 15 milione euro

3. Manuel Neuer (Bayern Munchen) – 15 milione euro

4. Bastian Schweinsteiger (Man. United) – 14 milione euro

5. Ilkay Gundogan (Manchester City) – 13 milione euro

6. Jerome Boateng (Bayern Munchen) – 12 milione euro 7.

Mats Hummels (Bayern Munchen) – 12 milione euro

8. Philipp Lahm (Bayern Munchen) – 11 milione euro

9. Mesut Ozil (Arsenal) – 10.4 milione euro

10. Mario Gotze (Borussia Dortmund) – 9 milione euro