Zbulohen dy planete te ngjashem me Token, ka uje, mund te kete dhe jete

Dy planete te ngjashem me token. Madje, gati te njejte me ‘shtepine tone’ dhe qe nuk jane vezhguar kurre. I zbuloi Kepler, teleskopi hapesinor i Nasas. Kepler-62 dhe Kepler 62-7 jane me te jashtem i nje sistmi te 5 boteve ekstrasolare qe linden rreth yllit Kepler-62, i ngjashem me diellin.

Te dy gjenden ne te ashtuquajturen zonen e banueshme, ku distanca e yllit ben te mundur pranine e ujit te lengshem, pra kushte te favorshme per formimin e jeteses.

“Sipas te dhenave qe kemi ne dipozicion, qe lidhen me rrezet dhe periudhen orbitale, keta jane planetet me te ngjashem me token qe jane zbuluar ndonjehere”,- tha astrofizikani Justin Crepp, i universitetit francez Notre Dame.

Qe, bashke me koleget e publikuan zbulimin ne Science. U zbuluan fale teknikes se tranziteve, qe analizon ndryshimet ne ndricimin e nje ylli kur planeti kalon perpara, dy planetet kane nje rreze respektivisht te barabarte me 1,61 dhe 1,41 ne krahasim me te tokes.

Hulumtuesit sugjerojne se te dy planetet mund te jene solide, me perberje shkembore apo te akullt. Nga ylli i tyre, i ngjashem me diellin, ata marrin rrjedhe drite te krahasueshme me ate te Venusit dhe Marsit qe marrin nga dielli yne. Qe nga zbulimi i planeteve te pare ekstrasolare, ne vitet ’90, syri i kujdesshem nga sonda hapesinore Kepler ka zbuluar me qindra.

Ekspertet jane te bindur se me e mira eshte ende duke ardhur dhe zbulimi i nje planeti analog me ate qe jetojme ne tashme eshte kryer. Crepp ka perdorur teleskope tokesore per te identifikuar planetet e mundshem kalimi periodik i te cileve erreson driten e yllit perreth te cilit orbitojne.

Gjurma qe coi ne zbulim u identifikua rreth nje vit me pare, kur shkencetari zbuloi nje njolle te vogel prane Kepler-62. Me pas u deshen muaj studime per arritjen e zbulimit te planeteve te ngjashem.