Zbulohet e ardhmja e Milinkovic Saviç???

Pas debutimit në kampionatin botëror “Rusi 2018” të Sergei Milinkoviç-Saviç, babai i tij Nikola ka zbuluar edhe skuadrën e ardhshme të tij. Ndonëse në mënyrë indirekte, ai ka pranuar se Juventus do të ishte destinacioni ideal për të birin, ndërsa sugjeroi që te Real të transferohej pas të 25-ave.

“Duhet të shkojë te Juvja, pasi është skuadra perfekte për të. Pas 3 vitesh në Itali, tani Milinkoviç njeh shumë mirë gjuhën, kulturën italiane dhe Serinë A, ndaj në një shoqëri të fortë si ajo bardhezi, do të kishte mundësi të rritej akoma më shumë, por edhe të fitonte shumë tituj”, tha Nikola.

 

 

Babai i mesfushorit të Lazio, përveç Juventus, nuk fshehu vlerësimet as për qytetin e Torinos, duke e cilësuar ideal për të punuar i qetë. Sa i përket Realit të Madridit, ai tha se Sergej ka ende kohë për t’iu bashkuar “Los Blancos”, ndoshta pas të 25-ave, kur të ketë arritur pjekurinë.

“Torino është një qytet më i mirë se Roma, për të jetuar dhe për t’u rritur, pasi është më i qetë dhe me më pak njerëz. Sa i përket Realit të Madridit, mendoj se ka ende kohë. Momenti ideal për t’u larguar nga Italia, do të jetë pas të 25-ave, kur të ketë arritur pjekurinë e duhur dhe të jetë bërë një futbollist me mentalitet fituesi”, deklaroi babai i mesfushorit të Lazios.