Zbulohet nje laborator tjeter droge. Kete here ne Mifol te Vlores

Lidhur me artikullin:

Policia e Vlores zbuloi ne Mifol nje laborator per paketimin e marijuanes. 150 kilogram marijuane u sekuestruan ne operacionin e koduar me emrin “Mifoli”. Policia tha se lenda narkotike u gjet ne nje shtepi. Ne kete banese gjendeshin te gjitha mjetet e nevojshme per presimin dhe paketimin e lendes narkotike. Pronari i saj dhe nje bashkepunetor i tij u shpallen ne kerkim. Dyshohet se marijuana e presuar dergohej ne Itali me gomone. Policia tha se operacioni po vazhdon per arrestimin e personave te perfshire ne perpunimin dhe trafikimin e marijuanes.

laboratori ne vlore 3

laboratori vlore1