Zbulohet receta e suksesit: Ja çfare kerkoi Rodgers nga nenat e futbollisteve vitin e kaluar

Lidhur me artikullin:

Liverpooli pati nje sezon te mrekullueshem edicionin e kaluar, ku ishte afer te kurorezonte me titull ato paraqitje, e te cilat nuk jane pare qe disa vite te skuadra nga Anfield Road.
Por, sipas asaj qe mesohet tani, ne kete sukses, nuk kane dore taktikat e Brendan Rodgers ne fushe, por ai perdori nje taktike me te gjitha nenat e lojtareve.
Rodgers kishte telefonuar nenat e futbollisteve, duke iu kerkuar nga nje mesazh frymezues per djalin e tyre, dhe i cili mesazh lexohej para fillimit te ndeshjes, ndersa vetem ne fund te leximit, mesohej se nena e cilit futbollist e ka shkruar.
Madje, nese e kujtoni fitoren 3:2 te Liverpoolit ne Anfield ndaj Manchester City, para asaj ndeshje, ishte lexuar letra e nenes se Coutinhos, i cili ne ate ndeshje, u be edhe heroi, duke e shenuar golin e trete, qe doli te jete i fitores.

Burimi: Indeksonline