Zbulon “eliksirin e jetës”…

“Eliksiri i jetës” është një ilaç magjibërës që i siguron atij që e pi rininë e përhershme duke iu shmangur plakjes dhe vdekjes- kjo është ajo qën kemi trashëguar nga mitologjia e lashtësisë duke e bërë njerëzimin të aspirojë për pavdekësinë.

E paçka se kësaj sot nuk mund t’i besojmë dot, e kundërtta ndodh me një shkencëtar rus Anatoli Brouchkov, 58 vjeç, i cili këmëbëngul se ka gjetur formulën e “rinisë së përjetshme”…në një bakter 3.5 milionë vjeçarë.
Bëhet fjalë për bakterin Bacillus F, të cilin Anatoli e gjeti të gjallë në akujt e Siberisë. Pasi përcaktoi moshën e bakterit, 58-vjeçari që është edhe kreu i Departamentit të Gjekriologjisë në Moskë, dy vite më parë e injektoi këtë bakter në trupin e tij dhe thotë se efekti është çudibërës.

“Ndjehem më energjik. Kam nisur të punoj më gjatë dhe nuk më ka zënë gripi apo e ftohura që prej dy vitesh. Bëhet fjalë për një eksperiment dhe unë nuk mund të përcaktoj ende sesi ndikon ky bakter”, thotë Brouchkov.

Megjithatë 58-vjeçari shprehet se ende ka kohë për të vërtetuar efektet e këtij bakteri, ndaj nuk është gati t’ua këshillojë të tjerëve.
Në fakt, shkencëtarët rusë pretendojnë se është vërtetuar që bakteri zgjat jetën e qelizave tek minjtë dhe tek mostrat e gjakut të njeriut, por nuk janë në gjendje të shpjegojnë sesi e bën këtë.