Mund të krijoni GIF-e

Zbuloni smartphone-ët e rinj Samsung Galaxy S8 dhe S8+

 

Gjenerata e tetë e serisë së smartphone-ëve, Galaxy S8 dhe S8+ i shtyn në pafundësi kufijtë e ekranit të celularëve tradicionalë. Ato sjellin një nivel të ri të funksionalitetit dhe komoditetit, duke hapur një galaksi mundësish për përdoruesit.

Ja cilat janë disa nga funksionalitetet që Galaxy S8 ofron:

  • Mund të përdorësh dy aplikacione në të njëjtën kohë

Galaxy S8 vjen me një funksionalitet të quajtur Snap Window, i cili ju lejon të përdorni dy aplikacione në të njëjtën kohë. Kjo mund të jetë shumë e dobishme nëse ju doni të navigoni në Facebook dhe njëkohësisht të kontrolloni email-et, ose të përdorni WhatsApp.

  • Screenshot-et bëhen në një mënyrë të veçantë

Edhe pse pa butonin Home, ju mund të bëni screenshot në S8 duke mbajtur shtypur butonin e ndezjes dhe butonat e volumit në të njëjtën kohë.

  • Mbron sytë tuaj

Nëse e përdorni telefonin tuaj gjatë natës, është një ide e mirë që të aktivizoni funksionalitetin “blue light filter” të Samsung.  Ky ndryshim i ngjyrës së ekranit tuaj, shmang sforcimin e syve tuaj dhe ndihmon për një gjumë më të mirë.

  • Mund të krijoni GIF-e

Galaxy S8 iu lejon të krijoni GIF-e nga një video në Facebook, Instagram apo YouTube. Ju mund ta krijoni atë duke shkuar tek Settings > Display > Edge screen > Edge panels.

Disa nga karakteristikat që e bëjnë atë të ndryshëm nga iPhone janë:

  • Ekran më i mirë dhe më i madh

Samsung S8 ka një qartësi HD katërkëndëshe. Vetëm iPhone 7 Plus ka një qartësi 1080 P. Ai gjithashtu ka një ekran më të gjatë duke qenë se Samsung e ka hequr butonin Home nga modeli S8.

  • Skanimi i irisit dhe fytyrës

Samsung ka bërë një hap tjetër përsa i përket sigurisë së telefonit. Ai ka shtuar teknologjinë e skanimit të irisit dhe fytyrës. Ndërsa iPhone ka vetëm opsionin e identifikimit me anë të prekjes, të cilin e mundëson dhe Samsung.

  • Karikim i shpejtë

Samsung Galaxy S8 mundëson karikimin me anë të portës hyrëse USB, e cila është më e shpejtë se fishi karikues i iPhoneiPhone nuk e ka akoma këtë aftësi.

  • Kujtesë e zgjeruar

Samsung S8 ka hapësirë për një kartë MicroSD. Ajo lejon një memorie shtesë deri në 256GB. Me një iPhone memoria është e kufizuar deri në 32GB, 128GB, ose 256GB.

  • Shfletues të shumtë

Ju nuk mund të ndryshoni shfletuesin e iPhone siç mund të bëni në një Samsung S8. Kjo do të thotë që të gjitha linket e hapura nga një aplikacion i Apple gjithmonë hapen në Safari.

  • Kufjet

Hapësira e kufjeve është hequr nga iPhone 7, ndërsa Samsung S8 vendosi t’a ruajë atë. Kështu që ju nuk duhet të blini fishin shtesë për të montuar kufjet apo kufje të reja me wireless.

  • Kamera

E pajisur me kamera premium 8 MP F1.7 inteligjente me autofokus të avancuar në pjesën e përparme dhe kamera 12 MP F1.7 Dual Pixel në pjesën e pasme për foto më të mira edhe kur drita është e ulët, zmadhim më të mirë dhe anti-blur për përpunime të zgjeruara të imazhit.