Zgjedhjet ne Ukraine

 

Me 25 Maj, ukrainasit do te zgjedhin presidentin. Nese do te jene te suksesshme, keto zgjedhje do te percaktojne piken e ktheses per krizen, qe vuri perballe Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Rusine.

Sa te rendesishme jane dhe cili eshte interesi i Uashingtonit ne kete proces?

Alexander Arvizu: Nuk jane te rendesishme vetem per Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kjo eshte gjeja e pare qe do te thoja. Jane te rendesishme edhe per Europen dhe Shqiperine, sepse perfaqesojne autonomine, sovranitetin dhe demokracine. Zgjedhjet ne Ukraine jane nje çast thelbesor per Ukrainen dhe rajonin dhe ne, ne bashkesine nderkombetare, duhet te bejme gjithçka mundemi per t’i ndihmuar ukrainasit te ushtrojne te drejtat e tyre, per te zgjedhur udheheqesit e tyre dhe te ardhmen e tyre paqesisht, ne menyre te lire dhe te ndershme, nepermjet kutive te votimit. Shtetet e Bashkuara po punojne me ukrainasit, me OSBE-ne dhe te tjere partnere nderkombetare, per te mbrojtur te drejtat e te gjithe qytetareve ukrainas, qe zeri i tyre te degjohet nepermjet kutive te votimit, ne zgjedhje legjitime. Per ta permbledhur, ajo qe diskutohet ketu eshte nese Rusia do te vendose te respektoje te drejten e ukrainasve, per te qene ne gjendje te vendosin per te ardhmen e tyre.

Ministri i Jashtem i Shqiperise, Ditmir Bushati, thote se zgjedhjet jane te rendesishme jo vetem per Ukrainen, rajonin, por edhe per arkitekturen e sigurise europiane, per te cilen investuan shume Shtetet e Bashkuara dhe BE.

Zoti minister, cili eshte interesi i Shqiperise ne zgjedhjet e 25 Majit, qe zhvillohen ne Ukraine?

Ditmir Bushati: Shqiperia eshte nje vend anetar i NATO-s. Ka qene mjaft aktive ne percaktimin dhe njehsimin e qendrimeve te politikes se jashtme krah per krah Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Bashkimit Europian dhe NATO-s. Natyrisht, si vend anetar i NATO-s, Shqiperia ka kontribuar ne kete proces edhe ne misionin e vezhguesve, por gjithashtu edhe me monitorimin e zgjedhjeve qe do te zhvillohen kete te diel, duke kontribuar ne kete proces me dy monitore. Gjithashtu, ne forumet e perbashketa brenda anetareve te NATO-s, qe ekzistojne ndermjet NATO-s dhe Ukraines, ku Shqiperia, si nje vend i anetaresuar rishtazi, percjell eksperiencen e saj me te mire ne kete proces.

Remzi Lani, drejtori i Institutit shqiptar te Medias, thote se ukrainasit me shume se presidentin do te percaktojne orientimin e tyre te ri: drejt Rusise apo Perendimit.

Remzi Lani: Sigurisht qe keto jane zgjedhje te rendesishme dhe Shqiperia ka interes per to, sado larg te jemi, sepse ne jemi nje vend anetar i NATO-s, jemi nje vend europian, nuk mund te jemi inkoshient ndaj sfidave qe i behen sigurise ne kontinent, sfidave qe i behen NATO-s, por edhe rendit boteror. Ne kete kuptim, ne kemi interes per Ukrainen e bashkuar dhe demokratike ne Europen e bashkuar dhe demokratike.

Albert Rakipi, drejtor i Institutit shqiptar te Studimeve Nderkombetare, thote se pavaresisht largesise me Ukrainen, legjitimiteti i zgjedhjeve eshte i rendesishem per Shqiperine.

Albert Rakipi: Shqiperia eshte vend anetar e aleances se NATO-s. Aleanca ka ngrire nje numer marredheniesh qe kishte me Rusine, eshte mjaft e angazhuar ne zgjidhjen e krizes ne Ukraine, por gjithashtu lidhet edhe me Bashkimin Europian dhe te ardhmen europiane te Shqiperise. Pra, nese ka ndonje interes te Shqiperise dhe shoqerise shqiptare, ky eshte nje interes strategjik qe lidhet edhe me interesin strategjik te Perendimit. Perveç faktit qe Shqiperia eshte nje vend demokratik, natyrisht do te ishte ne interesin e çdo vendi demokratik, qe te shikonin zhvillimin e nje procesi zgjedhor normal kudo, perfshi edhe Ukrainen.

Mbi 19% e 35,5 milione votuesve ne Ukraine jetojne ne tre rajonet lindore te kontrolluara nga pro-ruset: Krimene, tashme te aneksuar nga Rusia, Donjeckun dhe Luhanskun.

 

 Top Channel