Zhaklina Rira. Interviste me CEO-n e qendres me te madhe te panaireve dhe eventeve, Expocity Albania

Gjate kohes qe realizuam takimin me Znj. Zhaklina Rira, poshte zyres se saj po zhvillohej eventi i rradhes i promovimit te modeleve te reja Jeep dhe Fiat ne Shqiperi, ndaj gjate kohes qe zhvillonim biseden, kishim nje muzike te lehte ne sfond, e cila ndjehej pertej dyerve. Arsyeja perse zgjodhem te intervistonim Znj. Rira, ishte sepse kompania qe ajo sot drejton eshte po aq e larmishme sa dhe karriera e saj. Nje arkitekte, e cila per dhjete vjet ka bere drejtorin e marketingut ne nje prej kompanive me prestigjoze ne vend dhe sot drejton qendren me te madhe te panaireve dhe eventeve, Expocity Albania.

Ne e nisem me pyetjen per ate qe na beri me shume pershtypje:

  1. Znj Rira, gjate kohes qe ju punoni, ka gjithmone nje event qe ndodh poshte ne Expocity?

(Qesh) Po, Expocity Albania perveç se qendra me e pasur me panaire, synon te jete me e gjalle per aktivitete argetuese dhe promovuese. Hapesira moderne dhe luksoze e godines te lejon te besh nga eventet me te thjeshta deri tek ato me gala’ dhe shik.

  1. Prej dhjete vjetesh ne marketing, megjithese arkitekte, sot jeni CEO e nje kompanie po aq prestigjoze. Cila eshte lidhja mes tyre?

Zhaklina Rira-CEO-Expocity Albania-infoalbania

Arti. Eshte e pashmangshme lidhja me artin. Arkitektura eshte e lidhur drejtperdrejte me artin, marketingu pa fantazine dhe kreativen do ishte i vdekur, keshtu qe te dyja lidhen shume bukur dhe bashke dhe veç e veç me artin. Organizimi i eventeve ne Expocity Albania eshte nga fillimi deri ne fund nje zinxhir marketingu, si ne strategjine e vete kompanise deri ne produktin qe ne i ofrojme klientit, vetem se menyra me te cilen klientet tane marketojne eshte me e prekshme dhe kane shansin t‘a bejne klientin te preke nga afer produktet e tyre.

  1. Pse panaire? Si e keni ju vizionin dhe perceptimin per kete treg?

Mendoj qe dhe ne Shqiperi ka ardhur koha, ashtu si ne çdo vend te botes te organizohen panaire prestigjoze dhe profesionale, ne nje standard te larte dhe ne per kete pjese jemi te favorizuar. Sikurse dhe e permenda, hapesira moderne prej 5000 m² dhe e ndriçuar ne menyre fantastike, na lejon te kemi luksin te realizojme ate qe ne duam; jo vetem kjo por eshte edhe menyra e marketimit apo e organizimit te nje stafi te dedikuar nga mengjesi deri ne darke per realizimin e nje eventi deri ne detaj, qe na bejne te ndihemi superior. Panairi nuk eshte dhe nuk mund te jete nje biznes dytesor, pra duke pasur nje biznes aktual, paralelisht te realizosh dhe nje tjeter. Kerkon nje dedikim ndoshta dhe me te madh ne kohe dhe ne financim. Prandaj, dhe ne kemi krijuar nje strukture me profesioniste te fushes te cilet jane bere pjese e stafit tone.

  1. Cili eshte vizioni juaj?

Expocity Albania-Zhaklina Rira-CEO-infoalbania

Ne synojme te jemi fytyra e Europes ne Shqiperi dhe fytyra e Shqiperise ne Europe; kjo ne nje periudhe 1-2 vjet, pasi per nje pesevjeçar mendojme dhe me gjere. Nuk mund te kufizohemi vetem ne tregun vendas, sepse do ishte shume pak per ambicjet tona.

  1. Panairi i rradhes, Mediterran Food and Drink Festval, paraqet nje tematike shume te prekshme per vizitoret dhe njekohesisht mjaft interesante. Si ju lindi kjo ide?

Expocity Albania-CEO-Zhaklina Rira-Infoalbania

Tematika eshte vertet e bukur. Tetori – Nentori jane sezoni kur zhvillohen te tilla panaire kudo ne bote, kjo dhe per shkak te sezonit. Pavaresisht se shpesh ne vendin tone eshte realizuar para Vitit te ri, ku vizitoret mund te blejne me ulje, per ne qellimi nuk eshte ky, por te prezantojme ne tregun vendas te gjitha prodhimet per te cilat fale kohes se ngrohte ne Shqiperi, jemi te favorizuar. Para se te organizojme nje panair ne realizojme gjithmone nje studim tregu, ne vend ashtu dhe jashte. Aktualisht, ne tetor sapo u mbyll panairi me i madh i ushqimit dhe pijeve Anuga, ne Keln te Gjermanise, me datat e te cilit ne nuk mund te mbivendoseshim, pasi eshte e qarte qe kompanite prestigjoze e vizitojne.

  1. Çfare produktesh do te gjejne vizitoret ne kete panair? Cilat do te jene kompanite pjesemarrese?

Ne kemi ftuar nga elementet me fin te gatimit, si erezat, konservat e marinuara, pijet e ngrohta si kafeja, lengje frutash, per te arritur deri tek proshuta italiane, parmixhiano dhe verat me me emer italiane dhe franceze. Emrat e kompanive pjesemarrese jane te degjuara tashme ne treg: si per shembull Conad, nje nder supermarketet me prestigjoze Italiane, Bonaparte me veren franceze, Agna me Fructal, Eco Market, e cila do sjelle te gjithe gamen e produkteve te saj, Vera Alehandro, pija energjike Hub dhe shume te tjera, te cilat do te doja t’i lija per t’i zbuluar vete nga afer.

  1. A do kete çmime me te mira? Te gjithe duan ta degjojne kete. Çfare do e beje te veçante kete panair?

Kur jemi ne nje panair, nuk flasim vetem per çmime me te mira, por dhe produkte dhurate. Shpesh kompanite ekspozuese deshirojne qe vizitoret te provojne produktet e tyre, qellim te cilin e arrijne duke ju bere ti provoni dhe duke bere dhurata, ne menyre qe t’ju pelqeje dhe neser ne supermarket ju te zgjidhni produktet e tyre. I gjithe organizimi ne fakt eshte i veçante: paralelisht me panairin secila nga kompanite do te bejne “show” te vertete me gatimet e tyre: italiane, degustime te vererave franceze si dhe embelsira braziliane. Por, argetimi fillon qe jashte: perballe panairit, ne kemi krijuar nje hapesire gjigande: nje park lojerash i vertete, i cili do te krijoje nje atmosfere fanatastike ne eventin tone. Ky panair ka per qellim jo vetem t’ju beje t’ju shkoje goja leng por dhe t’ju argetoje.

  1. Cilat jane datat e panairit dhe cilet jane te ftuar?

Panairi fillon ne 12 nentor dhe perfundon ne 15 Nentor. Jane te ftuar te gjithe, familjaret si dhe biznesmenet, te cilat duan bashkepunime te ndryshme, te gjithe ata qe pelqejne te degustojne veren, apo kane dhe thjesht deshire te behen pjese e nje show te gatimit te nje pjate te kripur apo te embel.

Zhaklina Rira-CEO-Expocity Albania-Infoalbania

  1. Dhe pas Mediterran, çfare do ndodhe ne Expocity?

Epo ne dhjetor kemi festa dhe dhurata. Panairi yne i rradhes eshte ai i dhuratave dhe dekorit. Do zbukurojme Expocity dhe do ju japim dhe juve ide te tilla, por do preferoja te mos flisja shume per kete pasi jo vetem ne 2015-en, por ne te gjithe 2016-en e kemi te mbushur plot me aktivitete dhe jo pak por 13 panaire, te cilave po t’u shtojme dhe 8-10 aktivitete te natyrave te ndryshme besojme se do ndikojme ndjeshem ne frymen e te berit biznes ne Shqiperi.

 

 

Ky artikull u publikua me pare nga Business Magazine Albania.