Zinedine Zidane eshte rekordmeni i Real Madrid

Lidhur me artikullin:

Ne 33 ndeshje te kampionatit, qekur ka marre drejtimin e Real Madrid nga Rafa Benitez janarin e kaluar, Zinedine Zidane ka regjistruar nje rekord te pabesueshem, duke krijuar nje diference prej 10 pikesh kundrejt rivaleve te Barcelona-s dhe 15 kundrejt kusherinjve te Atletico Madrid. Kunder mendimit te shumices, Florentino Perez vendosi, qe francezi, i cili ne ate kohe drejtonte skuadren e dyte te madrileneve, duhet te merrte drejtimin e ekipit te pare deri ne fund te sezonit. Keshtu, nga nje katastrofe e sigurt per disa, per shkak se ai nuk kishte drejtuar asnje ekip ne nivele te larta, Zidane eshte permiresuar nga ndeshja ne ndeshje. Ka filluar me nje ecuri historike prej 12 fitoresh te njepasnjeshme ne La Liga, teksa “Los Blancos” kane qene shume afer “vjedhjes” se titullit nga duart e Barcelona-s, pa harruar se ne mars çeshtja e titullit konsiderohej e mbyllur nga te gjithe.

Ne kete sezon, Real kryeson bindshem ne renditje, me nje avantazh prej gjashte pikesh ndaj ekipit te Luis Enrique dhe nente ndaj Atletico-s se Simeone-s. Per me teper, nga 99 pike qe ka pasur ne dispozicion, Zidane ka grumbulluar 86, duke humbur 13 (pese barazime dhe nje humbje ndaj Atletico). Real, gjithashtu, ka realizuar 99 gola ne te njejten periudhe. Duke pesuar vetem 27. Per te pasur nje ide te ndikimit qe ka pasur francezi te madrilenet, duhet te krahasohen shifrat e tij me ate te rivaleve me te medhenj te Real Madrid. Barça ka grumbulluar 76 dhe Atletico 71 – 10 dhe 15 pike me pak respektivisht. Akoma me mbreselenes eshte fakti se Real ka grumbulluar 32 pike me shume se Sociedad dhe Bilbao, 33 me shume se Sevilla, 36 me shume se Villarreal dhe 54 me shume se Valencia.

Ka disa lojtare te Real Madrid, si Ronaldo dhe Modric, mes te tjereve, qe kane deklaruar se kampionati eshte perparesia e “Los Blancos” ne kete sezon. Nje triumf ne tete vitet e fundit (sezoni 2011/12, me Mourinho ne stol) nuk eshte i mjaftueshem, dhe te gjithe duan t’i japin fund dominimit te Barcelona-s ne Spanje. Nje fitore ne “El Clasico” do t’i dergonte katalanasit nente pike larg dhe do t’i jepte skuadres se Zidane nje avantazh te konsiderueshem ne nje gare qe ai, te pakten nga sa eshte pare deri tani, meriton ta fitoje.