Zuckerberg: “Se shpejti ne rrjetin Facebook do te jete dhe butoni dislike”

Lidhur me artikullin:

Perdoruesit e Facebook kane debatuar per nje kohe te gjate nese rrjeti me i madh social ne bote duhet ta kete edhe butonin “dislike” ngjashem sikurse e ka edhe butonin e famshem”like”.
Tani per kete teme ka folur drejtperdrejte edhe Mark Zuckerberg, i cili ka thene se butoni “dislike” eshte ne pergatitje e siper, dhe se i njejti eshte me afer lansimit se sa ju mund te mendoni.

“Njerezit kane pyetur per butonin “dislike” per shume vite tashme, dhe ndoshta qindra njerez jane ende duke pyetur per kete, dhe sot eshte nje dite e veçante, sepse sot eshte dita qe une ne fakt do ta them se ne jemi duke punuar ne kete drejtim, dhe se ne fakt jemi shume afer lansimit,” tha ai.

Por themeluesi i Facebook e beri te ditur se butoni “dislike” nuk do ta kete kuptimin e mospelqimit. Ne vend te kesaj, Zuckerberg tha se, tipari i ri do t’i lejoje njerezit te “shprehin ndjeshmeri” me miqte e tyre ne Facebook.

Nese jeni duke postuar apo ndare me miqte tuaj diçka te trishtuar per ju … atehere kjo mund t’i beje njerezit qe mos t’ua bejne like postimit tuaj, sepse kjo nuk e paraqet ndjenjen e tyre, prandaj ne kete mes do te hyje edhe butoni dislike, si opsion i ri per te shprehur ndjeshmerine ndaj nje rasti te caktuar.