Zvicra e Shqiptareve ndal spanjollët në miqësore

Zvicra konfirmohet kockë e fortë për Spanjën në miqësoren parapërgatitorë për finalet e Botërorit. Përfaqësuesja helvete baraozi 1-1 me “La Rojan”, që, gjithsesi, duhet pranuar luajti pa shumë lojtarë të rëndësishëm, pasi elementët e Realit të Madridit ende nuk janë vënë në urdhrat e Lopeteguit pas suksesit në Champions.

Luaj Online Kliko Ketu lottosport.com.al

Spanjollët kaluar në epërsi që në minutën e 29-të me Odriozolën, por në fraksionin e dytë një pasiguri i portierit De Gea, pas një goditjeje jo shumë të rrezikshme të Lichtseiner, i dha mundësi futbollistit të Milanit, Rodriguez, të barazonte rezultatin. Vlen të përmendet edhe reagimi i portierit të Zvicrës Sommer, që i mohoi golin Rodrigo Morenos. Përveç lojtarëve të Realit, Lopetegui nuk kishin në dispozicion për një problem fizik as Sergio Busquets, duke qenë i detyruar të eksperimentonte në të gjitha repartet në këtë test miqësor, ku në majën e sulmit u aktivizua dyshja Iago Aspas-Diego Costa, ndërsa në qendër të mbrojtjes Azpilicueta përkrah Piquè, ndërsa Odriozola në të djathtë.