Zyrtare. Gareth Bale rinovon kontraten me Real Madrid deri me 2022

Lidhur me artikullin:

Tashme eshte zyrtare. Skuadra spanjolle e Real Madrid ka rinovuar kontraten me sulmuesin uellsian Gareth Bale deri ne vitin 2022. Lajmin e konfirmoi vete skuadra spanjolle permes nje komunikate zyrtare ne faqen e saj ne “Twitter”. Ky eshte rinovimi i trete qe madrilenet bejne me yjet e skuadres se tyre, pas kontratave qe “Los Blancos” rinovuan kohet e fundit me Luka Modric dhe Tony Kroos. Ne kater sezone qe Bale luan ne “Santiago Bernabeu” ka fituar gjithçka ne rang klubi me Realin, ndersa kete vit ka realizuar 4 gola e 2 asist ne 12 ndeshje zyrtare.

“Real Madrid dhe Gareth Bale kane arritur nje marreveshje per te shtyre kontraten e sulmuesit deri me 30 qershor te vitit 2022”, thuhet ne komunikaten e Real Madrid bere zyrtare pak minuta me pare. Kontrata e meparshme e uellsianit skadonte ne vitin 2019, duke shtyre ate me 3 vite te tjera, nderkohe qe prej muajsh perflitej se marreveshja ishte ne dyshim. Madje ditet e fundit u perfol edhe per nje transferim te sulmuesit te ekipi i Manchester United veren e ardhshme. Bale, aktualisht 27 vjeç, eshte zoteria i pare “100 milionesh” ne historine e futbollit.