Zyrtari i OKB-se leshohet ne lot gjate intervistes per situaten ne Gaza. Shkrimtari Oz: “Nuk mund te sillemi si Krishti, te kthejme faqen tjeter”

Izraeli nuk duket se do te ndalet deri sa te eliminoje, ose te reduktoje ne minimum kapacitetet dhe infrastrukturen e Hamasit. Manovra e organizates per t’i deleguar rivalit Mahmoud Abbaste Al-Fatahut te drejten e ndermjetesimit nuk ka funksionuar dhe sot u be e ditur se Tel-Avivi ka mobilizuar edhe 16 mije rezerviste. Nga ana tjeter perveç Iranit qe ka bere thirrje per mbeshtetje me arme ndaj Hamasit, shtetet arabe nuk duken shume te angazhuara; te pakten jo si ne rastin e Sirise. Ndoshta kjo eshte arsyeja qe Izraeli po i meshon fort ofensives dhe shkaterrimit te tuneleve. Mirepo kjo taktike po prodhon viktima ne civile dhe per here te pare edhe Perendimi ne nje mase te madhe nuk eshte ne krah te Izraelit ne bllok. Ka bere buje nje raportim i Chriss Gunness, zedhenes i United Nations Relief and Works Agency, i cili duket folur per femijet e vrare nga sulmet izraelite,ka qare live(http://www.youtube.com/watch?v=cu3lYK6OmMI#t=22).

Gjithesesi me te hyre ne lufte, çdo analize nga brenda Izraelit duket se shkon me idene se kunderveniet e hapura ndaj veprimeve ushtarake, apo reagimi ndaj taktikes se nisur, do te demtonte shume rende shtetin, i cili kesaj radhe ka edhe ngarkesen e madhe te luftes se vitit 2006, kur ne vend te nxirrte jashte loje Hezbollahun, e faktorizoi ate. Edhe nje shkrimtar si Amoz Oz ka folur ne nje intereviste per “Deutsche Welle”, duke nenvizuar se ai eshte dakord per pergjigje ushtarake te kufizuar te Hamasi dhe te shkaterrimi i tuneleve. Sipas tij 80% e izraeliteve do te binin dakord me çmilitarizmin e Gazes, heqjen e bllokades dhe ne fund edhe me nje shtet palestinez, tashme qe edhe palestinezet e dine mire se “hebrenjte nuk kane per te ikur qe aty”. Per me teper qe shembulli i West Bank eshte terheqes per palestinezet e Gazes dhe percakton fundin e politikave te polarizimit qe ndjek Hamas. Oz shton edhe nje argument te vetin kur vjen puna te kritika ndaj operacioneve ushtarake te cilat nuk kane perspektive te vertete ne kushtet kur Hamasi e deshiron zgjerimin e konfliktit.

“E vetmja alternative ndaj vazhdimit te operacionit ushtarak eshte thjesht te ndjekim shembullin e Jezu Krishtit dhe te kthejme faqen tjeter. Une nuk kam qene kurre dakord me Jezu Krishtin lidhur me kete nevojen qe t’i kthejme faqen tjeter armikut. Ne ndryshim nga pacifistet europiane, une nuk kam besuar kurre se e keqja me e madhe  ne kete bote eshte lufta. Ne veshtrimin tim e keqja me e madhe eshte agresioni dhe e vetmja menyre qe ta kundershtosh ate eshte fatkeqesisht forca”, ka thene Oz.